Gjatë ditës së sotme zhvillohet ceremonia e hapjes së urës kryesore që kalon mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pas renovimit dhe rindërtimit të sajë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i. Në këtë ceremoni do të jenë ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti kësaj force gjeneral-lejtnant Rrahman Rama si dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Salvatore Cuoci.
