Forca e Sigurisë së Kosovës dje ka parakaluar me dinjitet para qytetarëve të vendit në festimet e 14-vjetorit të Pavarësisë

Forca e Sigurisë së Kosovës dje ka parakaluar me dinjitet para qytetarëve të vendit në festimet e 14-vjetorit të Pavarësisë

Me rastin e 14 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, dje  në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”,  kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me ato të Policisë së Kosovës, parakaluan para qytetarëve tanë dhe udhëheqjes më të lartë shtetërore dhe përfaqësuesëve tjerë vendor dhe ndërkombëtar. Ceremonia e parakalimit, u realizua me urdhrin e Komandantit Suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryetares Vjosa Osmani – Sadriu, dhe të drejtuar nga Zv. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi. Të pranishëm në manifestim ishin edhe Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Manifestimin e madhështoi edhe prania e Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell. Aktivitetet festive kanë filluar që nga mëngjesi me ngritjen ceremoniale të Flamurit Shtetëror pranë institucioneve qendrore të vendit, duke vazhduar me homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe Komplesin e Varrezave në Velani të Prishtinës, ku u nderuan Komandanti legjendar Adem jashari dhe Familja Jashari, Presidenti Historik Ibrahim Rugova dhe Simboli i Qëndresës Kombëtare Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …