Në auditorin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot u organizua ceremonia përcjellëse, me rastin e kryerjes së detyrës së atasheut të Mbrojtjes të SHBA-së, e majorit Juan Murillo. Të pranishëm në ceremoni ishin; ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralmajori Zymer Halimi, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral brigade Irfete Spahiu, gjeneral brigade Naim Haziri, atasheu ushtarak i SHBA-së, kolonel Jeffrey Fisher si dhe zyrtarë të ministrisë, oficerë të NALT-it, të KFOR-it dhe të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Vazhdon gjykimi kundër të akuzuarit për krime lufte, Slaxhan Trajkoviq
Në një gjykim që po zhvillohet kundë, Slaxhan Trajkoviqit, i akuzuar për krime lufte gjatë …