Dy vjet nga miratimi dhe ndryshimi i mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës

81 për qind e qytetarëve të anketuar kanë thënë se FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë  ka publikuar hulumtimin e edicionit të nëntë të barometrit kosovar të sigurisë sipas të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit ka dalë institucioni më i besueshëm i sigurisë. Në bazë të këtij hulumtimi, 81 për qind e qytetarëve që janë anketuar kanë thënë se FSK-ja është institucioni më i besueshëm. Edicioni i nëntë i Barometrit kosovar të sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa në kapitullin e parë flitet për perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione. Po ashtu, sipas këtij barometri, Forca e Sigurisë së Kosovës, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës. Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …