Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, më 27 nëntor organizon “Ditën e Hapur” me rastin e Ditës së Forcës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në një ditë të veçantë të aktiviteteve ushtarake. Ngjarja, që do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 14:00, synon të prezantojë kapacitetet dhe aftësitë e FSK-së në disa nga kazermat kryesore në Kosovë. Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, aktivitetet do të fillojnë në ora 12:00, ku pritet pjesëmarrja e udhëheqësve më të lartë shtetërorë. Ata do të mbajnë fjalime për mediat duke filluar nga ora 13:00, duke shpalosur rëndësinë e kësaj ngjarjeje për FSK-në dhe për qytetarët. Gjithashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë kazermat e FSK-së në qytete të ndryshme, si Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ofrohen demonstrime të pajisjeve, aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi ka biseduar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, për arrestimin e veteranëve
Kryetari Partisë Demokratike e Kosovës, Memli është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së …