Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur së njësia ndërlidhëse për reagim në kriza, pas vlerësimit dhe rishikimit të zonës më Brezovicë së mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit nga dëbora është njoftuar së një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevallës.
Rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova. Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri në Gjakovë. Grupi i nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar pjesëtarët e Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.