Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë. Për këtë, Forca ka bërë të ditur se, në dijeni ka qenë Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj. Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës. “Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të planifikuara ka marshimet kondicionale dhe taktike. Në vazhdën e kësaj, Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore (R3KFT) ka realizuar marshimin kondicional për të cilin kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj. Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin Qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës”, ka njoftuar FSK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …