Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët me partnerë ndërkombëtarë në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët me partnerë ndërkombëtarë në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me partnerët ndërkombëtarë është duke marr pjesë në Ushtrimin e Përbashkët KFOR 26, në Hohenfels të Republikës Federale të Gjermanisë. Ky ushtrim që organizohet për çdo vit ka për qëllim përgatitjen e nevojshme të njësive me mision në kuadër të KFOR-it. Kontingjenti i FSK-së, në këtë ushtrim po merr  pjesë me 12 pjesëtarë në detyra të specifikuara si: Shtabi i FSK-së, Njësia e EOD-së dhe MKAB-së. Pjesëtarët janë akomoduar në Bazën e Ushtrisë Amerikane në Hohenfels, e cila njëherësh  është  bazë  ku realizohen të gjitha trajnimet ndërkombëtare më fokus të veçantë Evropën. Ushtrimi po zhvillohet në pesë faza: Arritja, Zbarkimi, Trajnimi, Ushtrimi dhe Rigjenerimi. Tani është duke u zhvilluar faza e tretë, ku njësitë e FSK-së, deri më tani kanë marrë pjesë në stërvitjet e organizuara nga homologët e njësive përkatëse kryesisht të ushtrisë amerikane (Stërvitje për njësitë e EOD-së dhe MKAB-së), ku nëpërmjet skenarëve kanë kryer të gjitha koordinimet dhe përgatitjet me qëllim që njësitë të jenë të gatshme për përmbushjen e misionit gjatë ekzekutimit të ushtrimit. Gjithashtu, kontingjenti i FSK-së, përpos stërvitjeve në deminim dhe dekontaminim, kontribut të veçantë është duke dhënë edhe në fushën e informimit. Në këtë ushtrim të përbashkët, njësitet përmes KFOR-it përgatiten për mision real në Kosovë.  Pjesëmarrës në këtë ushtrim janë nga: SHBA-ja, Shqipëria, Italia, Sllovenia, Romania, Armenia, Moldavia, Lituania. Ushtrimi i Përbashkët KFOR 26 ka filluar të zhvillohet më 20 qershor 2019, me zbarkimin e kontingjentit të FSK-së në Hohenfels dhe do të përfundojë më 11 korrik 2019, ku pjesëtarët tanë do të kthehen në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …