Forca e Sigurisë së Kosovës po patrullon në vendet më të rëndësishme të infrastrukturës

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke patrulluar dhe siguruar vendet me të rëndësishme të infrastrukturës. Këto patrullime po bëhet për t’i mbrojtur ato nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se këto patrullime janë duke u bërë pas sulmit terrorist ndaj kanalit të Ibër Lepencit. “Pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në mbështetje të autoriteteve civile. Këto detyra të FSK-së rrjedhin nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë zhvilluar procese të planifikimit për angazhimin e njësive në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë” ka thënë mes tjerash, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …