Forca e Sigurisë së Kosovës zuri vendin e dytë në garën prestigjioze ushtarake “Cambrian Patrol 19”

Forca e Sigurisë së Kosovës zuri vendin e dytë në garën prestigjioze ushtarake “Cambrian Patrol 19”

“Në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 19’, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës arriti që të rrëmbej medaljen e argjendtë, duke u radhitur i dyti në këtë garë. Gara patrulluese filloi më datën 16 tetor 2019 dhe zgjati 48 orë, pa ndërprerë, ku morën pjesë gjithsej 132 ekipe, prej të cilave 34 ishin nga shtetet e ndryshme”, është thënë në njoftimin FSK-së. Kjo është hera e tretë që Forca e Sigurisë merr pjesë në këtë ushtrim përkrah ushtrive nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia.  Përveç Republikës së Kosovës, në garë morën pjesë edhe ekipet e forcave të armatosura të vendeve të rajonit, si nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia. Gara është një aktivitet shumë sfidues dhe prestigjioz ushtarak që teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelin e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …