Forcat ruse, pasi dje kanë vrarë më shumë se 60 civilë sirianë, sot kanë bombarduar fabrikën më të madhe të bukës në Idlib, me ç’ rast është shkatërruar tërësisht objekti si dhe mullirët për bluarjen e drithit. Burimet e lajmeve nga Al-Xhazira bëjnë të ditur se fabrika prodhonte deri në 45.000 bukë në ditë për popullatën siriane të mbetur nëpër bodrume shtëpish dhe nën ndërtesa të rrënuara. Fabrika është bombarduar nga katër avionë rusë me gjithsej 20 projektilë. Kjo është hera e parë që prej fillimit të luftës që bombardohet kjo fabrikë, e cila ka furnizuar me bukë sirianët e mbetur në rrethim dhe në “mëshirë” të kriminelëve të forcave assadiste dhe forcave intervencioniste ruse.
Përfaqësuesi i Organizatës Humnitare IHH, Bulent Juldirim ka thënë për Agjencinë turke, “Anadolu” se nëse bombardohen kampet, organizatat humanitare, atëherë qëllimi është që të eliminohet në tërësi populli i Sirisë. Nga fillimi i luftës, në vitin 2012 janë vrarë rreth 400 mijë sirianë ndërsa kanë ikur dhe janë dëbuar nga vendi gati gjysma e popullsisë së Sirisë e cila ka rreth 22. milionë banorë.