Forcat e Armatosura të Rusisë kanë filluar të mobilizojnë edhe ukrainas në mungesë të ushtarëve të tyre

Forcat e Armatosura të Rusisë kanë filluar të mobilizojnë edhe ukrainas në mungesë të ushtarëve të tyre

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës bëri të ditur se 205 fëmijë kanë humbur jetën dhe 362 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës më 24 shkurt i këtij viti. Ndërkohë Ushtria ukrainase pretendoi se Forcat e Armatosura të Rusisë kanë filluar të mobilizojnë burra  të Ukrainas,  për shkak të mungesës së burimeve njerëzore”, deklaroi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës përmes një deklarate me shkrim. Në Herson, ku po vazhdojnë përgatitjet për të ashtuquajturin referendum, mes banorëve të qytetit po përhapen zëra se qytetarët do të rekrutohen me forcë”, shtoi ai. “Ushtria ruse vazhdon sulmet me raketa dhe bomba në qytetin e Mariupolit duke përdorur bombardues strategjikë. Po bëhen përpjekje për të rrethuar qytetin e Harkovit”, nënvizohet në deklaratën e ushtrisë ukrainase. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se ushtarët në frontin e Mariupolit nuk janë dorëzuar dhe po vazhdojnë të luftojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …