Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me FSK-në, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me FSK-në, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale

Në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Shqipëri ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kursantëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit. Programet e kurseve ofrojnë dhënien e njohurive të nevojshme për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake në një mjedis operacional kompleks që lidhet me sigurinë kombëtare, aftësimin për të marrë vendime të drejta dhe për të dhënë këshilla të sakta në rastet kur shqyrtohet përdorimi i forcës ushtarake. Në këtë ceremoni në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ( kanë diplomuar katër oficerë nga FSK-ja si dhe në Kursin e Lartë të Oficerit dy oficerë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet e edukimit ushtarak, thuhet në postimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …