Forcat e huaja ushtarake në Kosovë kanë nisur mobilizimin për forcimin e sigurisë, veçanërisht gjatë periudhës së ndjeshme zgjedhore. KFOR ka shtuar numrin e trupave në vend, ndërsa forca të xhandarmërisë nga Franca, Italia dhe vende të tjera pritet të mbërrijnë së shpejti. Sipas EULEX-it, situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet “stabile, por e brishtë.” Për këtë arsye, Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar (RFPU) është vendosur për të mbështetur më mirë homologët kosovarë dhe për të reaguar në rast nevoje. Ajo do të kryejë patrullime të dukshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar siguri. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë këtë shtim të përkohshëm të forcave si një masë pozitive për mbajtjen e stabilitetit. Arben Dashevci e konsideron lëvizjen të domosdoshme për të garantuar qetësinë gjatë procesit zgjedhor, ndërsa Avni Islami shprehet se Serbia mund të tentojë destabilizimin e situatës në Kosovë dhe Bosnje, me qëllim, për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit me vdekje, duke hequr moratoriumin e Xho Biden të vitin 2021
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit federal me vdekje, duke …