Forcat e KFOR-it kanë bërë të ditur se nga 14 deri me 17 mars do të realizojnë ushtrime në Burim, Gjakovë dhe në Prizren

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë  përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nga 14 deri me 17 mars do të realizojnë ushtrime në Burim, Gjakovë dhe në Prizren. Këto ushtrime do të realizohen gjatë ditës dhe natës dhe do të ketë pozicionim ushtarësh e lëvizje të helikopterëve në qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit. Gjithashtu përveç helikopterëve do të ketë edhe lëvizje të makinerive të rënda që do të lëvizin nëpër rrugët kryesore dhe dytësore. “KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …