Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, kanë shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e në Bërnjakë me qëllim për të vepruar shumë shpejt ndaj të gjitha sfidave të mundshme dhe të papritura të sigurisë. Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja, është thënë në përgjigjën e zyrës për media. Autoritetet e KFOR-it kanë saktësuar se sipas mandatit të kanë me rezolutën 1244 të vitit 1999, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës. Më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet për hyrje-dalje. Këto barrikada ishin larguar pas shtyrjes së këtij vendimi deri më 1 shtator nga Qeveria e Kosovës, vendim ky që ishte në koordinim me autoritetet e bashkësisë ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …