Forcat e KFOR-it në veri po zhvillojnë operacione teknike, për të hequr disa automjete që ende po i mbajnë rrugët e bllokuara

Forcat e KFOR-it në veri po zhvillojnë operacione teknike, për të hequr disa automjete që ende po i mbajnë rrugët e bllokuara

Forcat e KFOR-it në veri të vendit tonë,  po zhvillojnë operacione teknike  për të hequr disa automjete që ende po i bllokojnë rrugët. Disa javë më parë serbët vendorë kishin vendosur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.  Pas plotësimi të kushteve serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen. Disa kamionë të mëdhenj, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur më 29 dhjetor, andaj forcat e  KFOR-it kanë ndërmarrë operacionin  për largimin e automjeteve të bllokuara në atë rrugë, me qëllim për ta  rikthyer lirinë e lëvizjes dhe qarkullimit të automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …