leoni

Forcat e KFOR-it nga sot marrin nën kontroll pikat kufitare të Kosovës me Serbinë në Jarinjë dhe në Bërnjakë

Forcat e KFOR-it nga sot marrin nën kontroll pikat kufitare të Kosovës me Serbinë në Jarinjë dhe në Bërnjakë

Sot,  pritet të hapen  pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinje dhe në Bërnjakë. Në orët e hershme të mëngjesit,  në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë parë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, pasi  Qeveria e Kosovës kishte  marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e automjeteve  të regjistruara në Serbi dhe atje kishte dërguar forcat e njësisë speciale ROSU. Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë ashtu sikur vepron Serbia me targat e automjeteve të Kosovës.  Sot nga këto pika kufitare tërhiqen forcat speciale të Kosovës dhe sigurinë e marrin përsipër forcat e KFOR-it, të cilat veprojnë në bazë të rezolutës së 1244 KS të OKB-së, e cila i njeh Serbisë sovranitetin mbi territorin e Kosovës, pavarësisht se vendi ynë e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve të botës, por jo nga OKB-ja dhe BE-ja, as nga Kina e Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …