Forcat e sigurisë në Mianmar kanë vrarë e plagosur qindra qytetar që po protestojnë kundër grusht shtetit në këtë vend. Njoftohet se gjatë të shtënave të policisë me armë zjarri në drejtim të masës protestuese, katër demonstrues vdiqën në Mandalay ndërkohë që 8 të tjerë kanë vdekur nga plagët e marra nga armët e zjarrit në qytete tjera. Mes protestave të vazhdueshme dhe dhunës në Mianmar, hetuesi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në vend ka bërë thirrje që bashkësia ndërkombëtare të ketë një qëndrim të bashkuar kundër juntës ushtarake që mori pushtetin në një grusht shteti të 1 shkurtit. “Është tepër trishtues të jesh dëshmitar i terrorit nga ata që kanë kapur në mënyrë të paligjshme pushtetin në Mianmar”, i tha të premten Këshillit të Drejtave të Njeriut në OKB, Thomas Andrews. Një zyrtar i lart në Mianmar ka thënë se që kur ushtria e Mianmarit mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën 70 persona, numri i të plagosurve është edhe më i madh si dhe kanë arrestuar në mënyrë arbitrare më shumë se 2 mijë qytetar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …