leoni

Forcat izraelite i kanë vazhduar luftimet kundër militantëve palestinezë nëpër Rripin e Gazës

Forcat izraelite i kanë vazhduar luftimet kundër militantëve palestinezë nëpër Rripin e Gazës edhe gjatë ditës së sotme. Palestinezët kanë raportuar për bombardime të mëdha izraelite gjatë natës së fundit në kampin e refugjatëve Xhabalia dhe në zonat e tjera në veri të Rripit të Gazës, i cili ka pësuar dëme të jashtëzakonshme dhe është mbajtur i izoluar nga forcat izraelite për muaj të tërë. Radio Evropa e Lirë citon banorët e kësaj zone të kenë thënë se avionë luftarakë të Izraelit kryen sulme në kamp dhe në zonën Zeitoun në lindje të Qytetit Gaza, ku trupat izraelite janë duke luftuar kundër pjesëtarëve të Hamasit tash e disa javë. Izraeli ka thënë se qyteti Rafah i Gazës është bastioni i fundit i Hamasit, dhe ngul këmbë se i duhet ta pushtojë atë patjetër për ta arritur qëllimin e vet për shfarosjen e këtij grupi dhe për kthimin e pengjeve. Një ofensivë e kufizuar në Rafah është zgjeruar në ditët e fundit dhe si pasojë rreth 300 mijë palestinezë janë detyruar të ikin nga qyteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …