Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do të vazhdojnë ta kryejnë misionin në përputhje me mandatin e OKB-së

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të vazhdojnë ta kryejnë misionin e tyre në përputhje me mandatin e  OKB-së. Ato do të veprojnë  nëse kërcënohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes, për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën, si dhe në dobi të stabilitetit rajonal”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjenerali italian, Angjelo Michele Ristuçia vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në veri të Kosovës. Ai këtë mesazh e dërgoi nga Brukseli. Gjenerali Ristuccia, u takua në selinë e NATO-s me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Aleance Mirçea Geoana, si dhe me të gjithë ambasadorët e anëtarëve të NATO-s dhe partnerët e vendeve të tjera që kanë trupa në KFOR. “Ata theksuan mbështetjen e tyre të fuqishme për misionin në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Ristuccia.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …