leoni

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë mbështesin dialogun në mes të gjitha palëve, për të zbutur tensionet në veri të vendit

Forcat paqeruajtëse të  KFOR-it në Kosovë mbështesin dialogun në mes të gjitha palëve për të zbutur tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të  KFOR-it, në Kosovë, Angjelo Mikele Ristuçia. Zgjidhjet e mosmarrëveshjeve  duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai. Ditë më parë në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit, në Merdare, për të penguar mërgimtarët shqiptarë që po thehen në Kosovë me rastin e Vitit të Ri. Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, të cilit sot iu ka caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …