KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë, kanë njoftuar se deri më 27 shtator do të mbajnë stërvitje në Verilindje të Kosovës

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë,   kanë njoftuar se deri më 27 shtator do të mbajnë stërvitje në verilindje të Kosovës, ndërkohë që kanë bërë të ditur se  këto stërvitje po bëhen për testimin e kapaciteteve operacionale. Deri më 27 shtator 2023, Grupi Mbështetës Logjistik i KFOR-it do t’i mbajë ushtrimet ROBUST RAM në lokacionet në pjesën verilindore të Kosovës për testuar gatishmërinë operacionale në lidhje me operacionet e lirisë së lëvizjes  në mbështetje të popullatës lokale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Stërvitjet janë pjesë e një kornize më të gjerë të aktiviteteve të cilat mbahen për të testuar kapacitetet operacionale të njësive kyçe taktike dhe të mbështetjeve të dislokuara brenda misionit,  KFOR-ikërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë këtij aktiviteti. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja vepron në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Nuk gjendet kutia e votimeve për projektin e sheshit, “Adem Jashari”, në Prishtinë

Projektet e parakualifikuara në Konkursin Ndërkombëtar për sheshin monumental në nderim të sakrificës së Adem …