Forcat ruse kanë nisur sulm me raketa kundër qytetit bregdetar të Ukrainës – Odesës. Ndërkohë, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore. Duke folur për këtë sulm, këshilltar i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko, ka deklaruar se Odesa u godit nga ajri me raketa, disa prej të cilave janë rrëzuan nga forcat ajrore ukrainase. AFP ka raportuar se shpërthimet janë dëgjuar në orën 06:00 sipas kohës lokale, ndërkaq më pas është parë zjarr dhe tym nga një zonë industriale e qytetit. Autoritetet ruse kanë thënë se kanë goditur një rafineri të naftës dhe depo të karburanteve në qytetin-port të Odesës. Ende është e paqartë se cili ka qenë cak i sulmeve në Odesa.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …