Nga pasojat e sulmeve të forcave ruse kundër popullatës civile sirianë janë mbytur rreth 50 sirianë në provincën e Raka dhe Dar al-Zur në veri dhe lindje të Sirisë, zona të cilat kryesisht janë të kontrolluara nga Shteti Islamik. Vetëm në qytetin e Raka, i cili njihet edhe kryeqyteti i Shteti Islamik, sipas zyrës për të Drejtat e Njeriut në Siri, raportohet se janë vrarë 32 persona. Burimet nga terreni bëjnë të ditur se nga sulmet e aeroplanëve rusë në qytetet: Hums, Hamma Idlib, Halep e vendbanime të tjera, kanë pësuar mijëra sirianë. Agjencitë botërore të lajme konfirmojnë se deri tani nga forcat ruse janë vrarë më shumnë se 1000 civilë sirianë në mesin e tyre rreth 300. Më së shumti kanë pësuar fëmijët gratë dhe pleqtë. Observatori Sirian ka raportuar edhe për vrasjen e rreth 2000 luftëtarëve të ISIS-it.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …