Forcat intervensioniste ruse në Siri kanë bombarduar një qytet që kontrollohet nga kryengritësit antiassadistë në veri të Sirisë, duke shkaktuar pasoja të rënda në njerëz. Sulmet ajrore të 20 dhjetorit, raportohet se e kanë goditur një treg në të cilin qarkullojnë shumë qytetarë sirianë, disa ndërtesa qeveritare dhe blloqe apartamentesh në Idlib, kryeqytet i provincës veriperendimore që mban të njëjtin emër. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se 36 civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Agjencia Reuters duke i cituar punonjësit e shpëtimit, ka njoftuar se janë vrarë 43 qytetarët dhe janë plagosur mbi 150 të tjerë. Ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse bëri të ditur se më 20 dhjetor se e ka rimarrë nën kontrollë qytetin Khan Tauman në jug të Halepit dhe kjo iu hap rrugën për përparime të mëtejme në perëndim të provincës Idlib.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …