Forcat ushtarake, në Sudan të Afrikës, kanë arrestuar kryeministrin Abdallah Hamduk dhe e kanë dërguar atë në një vend të panjohur. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e informacionit të Sudanit, duke shtuar se ushtria ka arrestuar edhe disa anëtarë të udhëheqjes civile të vendit. “Pasi kryeministri Hamduk refuzoi të ishte pjesë e grushtit të shtetit, forcat ushtarake e rrëmbyen dhe dërguan në një vend të panjohur, thuhet në një deklaratë publike. Po ashu ushtria ka arrestuar edhe ministrin e Informacionit, Hamza Balul, këshilltarin për media të kryeministrit, Faisal Muhammed Saleh, dhe zëdhënësin e këshillit sovran në pushtet të Sudanit, Mohammed Sulejman. Sudani ka qenë në rrezik që kur një komplot i dështuar për grusht shteti muajin e kaluar shkaktoi akuza të hidhura midis grupeve ushtarake dhe civile që synonin të ndanin pushtetin pas përmbysjes së liderit afatgjatë të vendit Omar al-Bashir, i cili u rrëzua pas muajve të tërë protestash në rrugë në vitin 2019 dhe një tranzicion politik i rënë dakord pasi largimi i tij ishte menduar të çonte në zgjedhje deri në fund të vitit 2023.