Forcës së Sigurisë së Kosovës sot iu kanë shtuar edhe 190 rekrutë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës sot iu kanë shtuar edhe 190 rekrutë të rinj

Në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e  betimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së. Ata u betuan solemnisht në prani të kryetares, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarëve vendorë e ndërkombëtarë si dhe familjarëve të tyre. Pas intonimit të himnit shtetëror, Presidentja Osmani-Sadriu tha se me rekrutimin e këtyre rekrutëve FSK përmbyllë një vit jashtëzakonisht të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes së Forcës gjithnjë konfrom standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive moderne. “Secila ditë e certifikimit të ri është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit”, tha me këtë rast Presidentja Osmani-Sadriu. Ndërsa, Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e vlerësojnë mbrojtjen dhe sigurinë si shtyllë jetike të shtetit tonë. Ai theksoi se do të vazhdojë të mbështesë FSK-në dhe që përkrah aleatëve tonë strategjikë, Shteteve të e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të NATO-s ta modernizojmë forcën dhe ta bëjnë operacionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

Në fund të kësaj ceremonie, Komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjenerabrigade Irfete Spahiu i uroi rekrutët për suksesin e dëshmuar gjatë trajnimit si dhe shprehu besimin për shërbim dhe karrierë të suksesshme në uniformën e FSK-së. Certifikimi i 190 ushtarëve të rinj është proces në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme operacionale, bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së.

Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT. Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …