Forcimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në rrugë të mbarë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç me të cilën biseduan për disa çështje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit dhe raporteve të mira mes Kosovës dhe Turqisë.

Zëvendësministri Hoti tha se së fundmi, kemi veprime konkrete në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror të cilat do të konkretizohen shumë shpejtë.

Ai tha se Turqia është njëra ndër shtetet kyçe më strategjike për Kosovën dhe theksoi edhe njëherë rëndësinë e përkushtimit të presidentit turk Recep Tayyp Erdogan për Kosovën.

Hoti e informoi ambasadoren edhe rreth vizitës zyrtare shumë të rëndësishëm që pati ditë më parë në Republikën e Turqisë duke thënë se në takimet që mbajti me krerët më të rëndësishëm institucional e kulturor, mori garanci për mbështetje dhe bashkëpunime të radhës nëpërmjet projekteve konkrete.

Ai përmendi takimin me përfaqësuesit e Institutit Yunus Emre dhe idesë për futjen e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollat në Turqi si dhe asaj turke në shkollat në Kosovë, ide për të cilën morri mbështetje nga drejtori i institutit.

Tutje, zëvendësministri Hoti dënoi dhe shprehi keqardhje për sulmin që ndodhi javën e kaluar në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren duke e cilësuar sulmin si një akt të shëmtuar.

Kurse, ambasadorja turke, Kivilicim Kiliç falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe tha se të dyja shtetet kanë mundësi të shumta për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.

Këtu ajo shprehi falënderimet për gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim.

Gjatë takimit u fol edhe për marrëveshjen kulturore në mes të Kosovës dhe Turqisë për të cilën u bë e ditur se pritet që brenda një kohe shumë të shkurtër të finalizohet edhe nënshkruhet.

Si zëvendësministri Hoti, ashtu edhe ambasadorja Kiliç u dakorduan se nënshkrimi i marrëveshjes duhet të bëhet shumë shpejtë për shkak të rëndësisë së madhe që ka në konkretizimin e mëtutjeshëm të raporteve bashkëpunuese mes të dyja shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …