Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, në Beograd, rikonfirmojnë se formimi i Asociacionit të Komunave serbe është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës. Marko Gjuriq, duke folur për formimin Asociacionit ka thënë se kjo është tema kryesore e Kosovës me Serbinë dhe është temë e të gjitha temave në vazhdimin e pritshëm të dialogut. Ai ka shtuar se Serbia në këtë vazhdim dialogu, pret që Kosova të respektojë fjalën e dhënë dhe obligimet e marra duke theksuar se për këtë kërkesë Beogradi e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është tema e temave, por do të flasim edhe për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, statusin e Kishës Ortodokse serbe e shumë tema të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …