Paraditen e së mërkurës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, ku u diskutua për hapat e parë që do të ndërmerren lidhur me funksionalizimin e saj si dhe platformën e punës së këtij institucioni. Me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, ditë më parë është emëruar Bordi Ekzekutiv i këtij institucioni në këtë përbërje:
-
Alban Bytyqi – Përfaqësues i komunitetit të biznesit – Kryesues i Bordit Ekzekutiv;
-
Lulzim Aliu – Përfaqësues nga Komuna e Ferizajt;
-
Bujar Cakolli – Përfaqësues nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – i caktuar nga ministria përkatëse;
-
Flamur Salihu – Përfaqësues nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;
-
Shqipërim Lubishtani – Përfaqësues nga shoqëria civile.