Formohet Grupi i Grave Asambliste të Kuvendit të Deçanit

Grupi i Asamblisteve të Kuvendit të Deçanit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, kanë formuan grupin e grave, grup i cili ka për qellim fuqizimin e gruas ne shoqëri. Në këtë takim të organizuar nga OSBE-ja, i pranishëm ishte Drejtori i Administratës Komunale Jashr Dobraj, i cili për dy mandate ka qen edhe kryesues i Kuvendit, Zyrtarja për Barazi Gjinorë Zoje Sejfijaj, asamblistet që përfaqësojnë subjekte politike në asamblenë komunale në Deçan dhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së. Nga ky takim u zgjodh Kryesuese e këtij grupi zonja Albana Avdiu, nga subjekti i AAK-së duke u koordinuar bashkë që roli i kryesueses të kalon me rotacion deri në përfundim të këtij mandate në vitin 2021. Grupi i formuar tashmë bashkë më Organizatën Joqeveritare ,,Syri I Vizionit’’ do të nisin edhe takimet e planifikuara bashkë ku takimi i parë do të mbahet me datë 15.11.2019 në fshatin Gramaqel. Nismë e mbarë duke llogaritur në realizimin e objektivave të parapara si grup gjithnjë duke llogaritur edhe mbështetjen institucionale dhe të OJQ-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …