leoni

Formohet Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, vazhdoi me punimet e mbledhjes së tretë të rregullt, ku seanca e parë ishte mbajtur, më 29.05.2020 dhe në seancën ne vazhdim u shqyrtuan dhe u miratuan disa vendime, si: Bartja e mjeteve financiare nga viti 2018, 2019 në vitin 2020. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/410 datë:12.05.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, lidhur me zbatimin e kontratës kolektive të Arsimit datë 17.04.2017. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 01/416 datë:14.05.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës për gjetjen e mundësisë së zgjidhjes për familjet të cilat duhet të zhvendosen me rastin e ndërtimit të objektit të shkollës fillore në lagjen Matoshi në Malishevë, ku do t’u paguhet qiraja, deri në një zgjidhje të përkohshme. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës i Komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin e rrugëve dhe emërtime të reja. Shqyrtimi dhe paraqitja në debat-konsultim publik i draft-Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve, raportit të pasurisë jo financiare në Komunën e Malishevës. Shqyrtimi i Raporti vjetor të punës të Drejtorisë për Inspektorat për vitin 2019, si dhe i disa Komiteteve. Në fund u miratua edhe Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve, në përbërje të përfaqësuesve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përfaqësuesit të Zyrës së kryetarit dhe përfaqësuesve të Shoqatave të Dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …