Formohet këshilli organizues për nder të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mbështetje të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës dhe Statutit të komunës së Rahovecit ka nënshkruar vendimin me Nr.Prot.02/ 504/2021, me datë: 20.05.2021 me të cilin ka caktuar këshillin organizues për nderë të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit. Bazuar në pikën 1 të vendimit, këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Bjondina Kleqka, anëtare; Avni Morina, anëtar; Afrim Dina, anëtar; Saranda Sallteku, anëtare; Afrim Limani, Anëtar; Qemajl Krasniqi, anëtar; Rasim Fazliu, anëtar; Muharem Morina, anëtar; Feriz Thaqi, anëtar, Dervish Çadraku, anëtar; Fehmi Cena, anëtar, Ali Morina, anëtar; Vjollca Gurgule, anëtare; Albulena Rexha, anëtare; Nora Boshnjaku, anëtare; Qëndresa Duraku, anëtare; Shedat Ukaj, anëtar. Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues për 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Komunës së Rahovecit, ka për detyrë të ndërmerr të gjitha veprimet organizative për mbarëvajtjen e kësaj dite.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …