Formohet Komiteti për Zhvillim Ekonomik

Paraditen e së enjtes, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi ka mbajtur takimin me qëllim formimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik. Pas diskutimeve nga të pranishmit dhe pajtueshmërisë së plotë u zgjodhën anëtarët e këtij mekanizmi në këtë përbërje:

  1. Lulzim Abazi – Kryesues;

  2. Denis Rashiti – Anëtar;

  3. Shkelzen Selmani – Anëtar;

  4. Enver Haliti – Anëtar;

  5. Ferat Neziri – Anëtar

Ky komitet është trupë e Kuvendit të Komunës, përkatësisht komitet jo obligativ, punët e detyrat e së cilës janë të përcaktuara në Statutin e Kuvendit të Komunës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …