Është përuruar objekti i ri dhe modern i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Liria” në Fortesë të komunës së Rahgovecit. Nxënësit e Fortesës, tashmë vitin e ri shkollor do ta nisin në kushte optimale të mësimit, ashtu siç e meritojnë. Në përurimin e kësaj shkolle ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili i uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë të pranishmit për objektin e ri të shkollës dhe kërkoj nga ta që të përkushtohen sa më shumë që është e mundur në punë që të arrijnë sa më shumë rezultate.