holokaust

Forum ZFD në Kosovë dhe Yad Vashem në Izrael: “Sfida e përkujtimit dhe arsimimit për Holokaustin”

Më 12 dhe 13 Prill 2016, programi i edukimit për paqe i forum ZFD Kosovë në bashkëpunim me eksperten e arsimit për Holokaustin nga  Yad Vashem (Israel) dhe Asociacionin Kosovar të mësuesve të Historisë, organizuan punëtorinë ” Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin” në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Organizuar nga forumZFD Kosovë,  ekspertja e arsimit për Holokaust nga Yad Vashem Dr. Chava Baruch kanë diskutuar dhe shpjeguar shumë karakteristika specifike për Holokaustin, zhvillimin e hulumtimeve për Holokaustin dhe kanë prezantuar metoda të ndryshme për të mësuarit e Holokaustit në mosha të ndryshme. Njëzet e pesë mësues të historisë, studentë dhe zyrtar nga MASHT kanë marrë pjesë në këtë punëtori dhe kanë analizuar kurikulën e arsimit për Holokaustin në Kosovë.  Arsimi për Holokaustin është pjesë e edukimit për paqen, pasi që holokausti nuk është vetëm një histori e tmershme e magnitudave ekstreme dhe pasojave, por poashtu ajo shërben si rast studimi për atë se si anti – semitizmi, antiziganismi, racizmi , paragjykimet, stereotipet, nacionalizmi dhe vetë- viktimizimit mund të shpien në një katastrofë.   Në veçanti në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, këto fenomene janë çështje aktuale të diskurseve politike dhe publike.

Pasi që kjo punëtori ishte fillimi i një bashkëpunimi të gjatë në mes Asociacionit Kosovar të mësuesve të Historisë dhe Yad Vashem-it, punëtoria përfundoi me identifikimin e hapave të mëtejmë që do të ndërmerren në mënyrë të përmirësimit të arsimit për Holokaustin, lëndës së historisë dhe librave shkollor të Kosovës drejt  kësaj çështje.

Punëtoria erdhi në përfundim  se :

  1. Tekstet shkollore të Kosovës përmbajnë informata historike të pasakta në lidhje me Holokaustin dhe nuk përfshijnë ndonjë burim.
  2. Për të përmbushur kërkesën e arsimit të Kornizës së kurrikulave të Kosovës për arsimin e bazuar në aftësi, mësuesit kanë nevojë për trajnim në metodat e tanishme pedagogjike. Të enjten me 21 Prill 2016 KTV do të publikojë një raport të shkurtër televiziv të kësaj punëtorie gjatë emisionit të mëngjesit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …