Në tryezën e PD-së, u hodhën dy opsione, por shumica mbështeti futjen në betejën e pranverës me koalicion. “Pati ide për koalicion dhe kandidatë të pavarur. Këshilli vendosi që do të hyjmë me koalicion”, tha Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike. Mbledhjet e fundjavës zyrtarizuan marrëveshjen e tretë politike mes Berishës dhe Metës, ku vula dhe sigla e partisë së tij por edhe Vangjel Dules do jenë çelësi për të regjistruar kandidatët e pjesës së PD-së të cilën e drejton Sali Berisha. Para regjistrimit të koalicionit, Berisha u përpoq të regjistrojë Partinë Demokratike i pari edhe pse të drejtën me vendim Apeli e ka grupimi Alibeaj, që do i drejtohet KQZ-së zyrtarisht. Pas gjyqit të vulës pala humbëse duhet t’i dorëzojë çelësat e partisë, Enkelejd Alibeajt por ai bashkë me Lulzim Bashën janë shpallur non-grata nga Sali Berisha. Pasi i morën partinë hakmarrja e Berishës pritet të jetë shpejt si fillim kundër Lulzim Bashës, për të cilin lajmëroi mbështetësit se ka në dorë të dhëna të reja për t’i rihapur procesin kundër tij për larje parash. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …