Forumi i Gruas së LDK-së e sheh të nevojshme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë

Forumi i Gruas së LDK-së e sheh të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Kosovë

Kryesia e Forumit të Gruas e LDK-së sot ka mbajtur një takim me kryetaret e degëve, ku kanë diskutuar gjendja aktuale politike në vend si dhe për rastet e dhunës në familje që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë. Forumi i Gruas ka treguar mbështetjen që ka ndaj kryesisë së LDK-së dhe ka vlerësuar se negocimi për territorin e Kosovës është cenim i kushtetutshmërisë së saj. “Forumi i Gruas mbështet qëndrimet e kryesisë së LDK-së dhe vlerëson se çdo negociim për territorin e Kosovës cenon kushtetutshmërinë e saj. Ky mekanizëm i LDK-së është i përkushtuar si çdo herë në mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe kërkon vëmendjen qytetare në këto procese”, thuhet në njoftimin e këtij forumi. Ndërsa si tejkalim nga gjendja aktuale, FGLDK ka thënë se i sheh të nevojshme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Po ashtu, temë e këtij takimi kanë qenë edhe rastet e dhunës në familje që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …