Forumi i Komunitetit për Interes Publik në komunën e Vitisë mbajti mbledhjen e dytë

Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e dytë e Formimit të Komunitetit për Interes Publik për këtë komunë. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se në kuadër të punës së këtij forumi dhe në mbështetje të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në këtë komunë është realizuar një projekt në interes të gjithë qytetarëve, konkretisht në realizimin e pjerrinave brenda qytetit. Zv. kryetari Aliu tha se pas këtij takimi përfaqësuesit e këtij forumi kanë vizituar edhe fshatin Binçë për të shikuar mundësitë që të realizojnë edhe një projekt tjetër. Përndryshe forumi në fjalë ishte formuar në me vendim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe atë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit-zbatimit të projektit FIERC “Nxitja e marrëdhënieve  të bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë”,  që ishte lidhur në mes të kësaj komune me  Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Sipas këtij vendimi pjesë e saj  janë: zv.kryetari Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të këshillave të fshatrave,  të komuniteteve, shoqërisë civile, shkollave të mesme dhe të tjerë.

May be an image of 7 people, bureau and office

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …