Forumi ministror, Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, pritet të mbahet në Tiranë më 3 dhe 4 nëntor, me pjesëmarrjen e ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga rajoni, ka njoftuar Komisioni Evropian. Tema e forumit do të jetë si të punojnë së bashku në fushën e drejtësisë, migracionit dhe sigurisë. Komisionarja për Punët e Brendshme, Ilva Johansson, do të merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm dhe komisionari për Drejtësinë, Didier Renders, do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Drejtësisë. Tema e parë në seksionin kushtuar punëve të brendshme do të jenë çështjet e sigurisë që lidhen me luftën në Ukrainë dhe Johanssoni do të informojë ministrat e brendshëm për zhvillimet më të fundit në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit të kufirit. Johanssoni ka propozuar një qasje të përbashkët ndaj migrimit gjatë takimit të Procesit të Berlinit më 20 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …