Forumi për Iniciativa Qytetare, publikon analizën e Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, të autorit, Qerkin Berisha.
Kjo analizë është në vazhdën e publikimeve që FIQ ka bërë vitet e fundit lidhur me filantropinë dhe fokusohet në situatën ekzistuese të legjislacionit, duke përfshirë legjislacionin mbi themelimin dhe format e organizimit të OJQ-ve, legjislacionin tatimor dhe kornizën tjetër ligjore në fuqi që prekë sektorin e organizatave joqeveritare. Ky publikim, po ashtu do të shërbej si dokument bazë dhe do të duhej të përdorej nga Qeveria e Republikës së Kosovës si pikënisje e zhvillimit të një koncepti lidhur me filantropinë dhe nevojën e krijimit të një legjislacioni sa më solid si për institucionet publike, kompanitë private dhe si rrjedhojë edhe për OJQ-të, në mënyrë që të kemi një shoqëri civile sa më të përparuar dhe jo të varur tërësisht nga donacionet e huaja.
Ky aktivitet njëkohësisht shënjon edhe fillimin e Muajit të Filantropisë, organizimin e të cilit, FIQ tashmë e ka bërë traditë në Republikën e Kosovës.
Publikimi i Analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, do të mbahet nesër, me 19 Nëntor 2019, nga ora 14:00 në zyret e FIQ, Resource Center, Pejton nr. 12/1, Prishtinë.