leoni

FRA: Gjysma e myslimanëve që jetojnë në Evropë përballen me racizëm dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme

Një raport i lëshuar së fundmi nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) ka bërë të ditur se pothuajse gjysma e myslimanëve që jetojnë në Evropë përballen me racizëm dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme, transmeton Anadolu. Raporti i titulluar “Të jesh musliman në BE”, i bazuar në të dhënat e vitit 2022, tregon rritje të ndjenjave anti-muslimane, respektivisht me 47 për qind të të anketuarve muslimanë që raportuan diskriminim racor. Në vitin 2016 kjo shifër ishte 39 për qind. Sondazhi hodhi dritë mbi sfidat në rritje me të cilat përballen muslimanët në të gjithë BE-në, veçanërisht në punësim dhe strehim. “Muslimanët më së shpeshti përballen me diskriminim kur kërkojnë punë (39 për qind) ose në vendin e punës (35 për qind)”, thuhet në raport. Po ashtu theksohet se këto çështje kanë efekte të valëzimit në fusha të tjera, si në strehim, arsim dhe kujdes shëndetësor.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: VV po kërkon argat, jo partnerë, dhe nuk ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë

Analisti politik Burim Ramadani ka deklaruar se Partia Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti është …