Franca ka filluar manovra detare me Marinën greke para ishullit të Kretës për ta frikësuar Turqinë

Franca ka filluar manovra detare me Marinën greke para ishullit të Kretës për ta frikësuar Turqinë

Njëra nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së,  veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte edhe përshkallëzimi  i rrethanave në Mesdheun lindor, bëri të  ditur Dojçe Vele. Sipas BE-së, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por tash për tash ajo  nuk do të vendosë masa ndëshkuese. Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej, por Greqia duhet të sillet në mënyrë të arsyeshme. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijojë konflikt. Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Qiriakos Micotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar situatën. Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …