Në Francë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njohësit e gjendjes aktuale politike atje, vlerësojnë se ka shumë mundësi që në këto zgjedhje të merr mbështetje partia e ideologjisë djathtiste e udhëhequr nga Marine Le Pen. Parashihet që dalja në zgjedhje të jetë e lartë dhe sondazhet e fundit kanë thënë se partia e Le Pen do të fitojë në mes të 35 për qind deri në 37 për qind të votave, aleanca e Frontit të Ri Popullor e krahut të majtë parashihet të marrë 27.5-29 për qind, dhe kampi centrist e Macronit 20 deri në 21 për qind. Nëse Tubimi Popullor fiton një shumicë absolute, kryetari i partisë, Jordan Bardella, 28 vjeç, mund të bëhet kryeministër i ri i shtetit, në një “bashkëjetesë” të tensionuar me Macronin, njofton Radio Evropa e Lirë.