Përgjatë mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, ku u votuan amandamente të shumta në raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon, Franca, Spanja dhe shtete të tjera dolën kundër proceseve të Kosovës. Në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.
