Burimet franceze të informimit bëjnë të ditur se Shteti Islamik, Siri-Irak ( Levant) ka rreth 35.000 luftëtarë, në mesin e tyre 12.000 mijë luftëtarë të rekrutuar nga vende të ndryshme të botës. Gjatë një viti e gjysmë të luftimeve janë vrarë rreth 22.000 pjesëtarë, të këtyre forcave. Burimet franceze nuk kanë dhënë informata lidhur me humbjet në njerëz të forcave assadiste dhe shteteve të tjera që po luftojnë kundër Shtetit Islamik. Po ashtu koalicioni ushtarak i shteteve perëndimore, Rusisë dhe regjimi i Assadit, konfirmojnë se ISIS-i ka humbur rreth 30 për qind të territoreve, ndërkohë që një pjesë e madhe e luftëtarëve lëvizin edhe drejt shteteve ku nuk ka bombardime nga ajri, si në Libi dhe shtete të tjera arabe e islame. Analistët perëndimorë sidomos francezë, holandezë, italianë e të tjerë, konstatojnë se mijëra pjesëtarë të ISIS-it janë larguar në radhët e miliona refugjatëve dhe janë shpërndarë në shumë shtete të Evropës. Ata mendojnë se infiltrimi i tyre në mesin e refugjatëve është bërë në mënyrë të organizuar për të qenë të pranishëm kudo të shtetet mirëpritëse, ku ata planifikojnë të kryejnë aksione të vrasjeve masive sikur kanë kryer në Francë, Tunis, Turqi, Libi e në shumë vende të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …