(Papa Françesku duke bërë me duart e tij shqiponjën shqiptare)
Krenohemi kudo që jemi me futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, për dashurinë e tyre ndaj simbolit të shenjtë të shqiptarëve dhe u jemi mirënjohës për krenarinë që treguan duke shpalosur atë symbol me duart e tyre para gjithë botës! U lumtë dhe qofshin faqebardhë gjithmonë! Në një shënim të të ish-përndjekurit politik të regjimit komunist të Enver Hoxhës, aktualisht diplomat pranë ambasadës së Shqipërisë në Washington, poetit shqiptar, Visar Xhiti, botuar në portalin VOAL.ch….. një foto të shihet Papa Françeskut duke bërë me duart e tij shqiponjën shqiptare. Diplomati Visar Zhiti u kujton gjithashtu shqiptarëve mesazhin e Papës gjatë vizitës së tij në Shqipëri – “…mos harroni foletë dhe plagët…”. Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht. “Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam. Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”. Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëherë ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur, domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti, sipas portalit VOAL.CH.