Frankfurter Algamaine Cajtung: Një partner i NATO-s po gjykohet, në Hagë

Gazeta e njohur  gjermane, Frankfurter Alegamaine Cajtung,  ka publikuar një shkrim me titull: “Një partner i NATO-s po gjykohet në Hagë”, duke iu referuar ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe UÇK-së në tërësi për bashkëpunimin dhe koordinimin që kanë pasur me Aleancën Veriatlantike në luftën kundër krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë. Gazetari dhe shkrimtari gjerman, Mihael Martens, një nga njohësit dhe analistët më të mirë ndërkombëtarë që për vite të tëra kanë mbuluar Ballkanin dhe Evropën Juglindore, ka intervistuar avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, amerikanët Pjerre-Rishard Prosper dhe Gregory Kehoe. “Duhet të shqetësohemi që prokuroria është e angazhuar në procesin e rishkrimit të historisë. Sepse, po t’i kthehesh burimeve aktuale të kohës, do të shohësh se ajo që ata pretendojnë, nuk është e vërtetë. Kjo prokurori po rishikon historinë”, ka thënë Prosper. “Prokuroria pretendon se UÇK-ja ishte një ndërmarrje kriminale. Që kur NATO punoi me UÇK-në në vitin 1999, pyetja është: A po thotë prokuroria se NATO me vetëdije ka bërë partneritet me një ndërmarrje  kriminale?”, ka theksuar ish-ambasadori amerikan, Prosper, duke sqaruar se procesi i Thaçit ka të bëjë edhe me përpjekje për ta rishkruar historinë. Gjenerali, Wesley Clark dhe ish-shefi i parë i UNMIK-ut, Bernard Kouchner, janë të gatshëm të dëshmojnë, tha avokati Kehoe, por ai shqetësohet për ritmin e ngadaltë të Tribunalit. Vetëm dëgjimi i 312 dëshmitarëve të prokurorisë mund të zgjasë deri në vitin 2029, ka thënë një  gjyqtar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …