Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit tha se ky rast nuk është thjesht drejtësi e vonuar, por edhe një jetë e humbur. Krasniqi e ka akuzuar Kurtin se nuk e ka përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, për sulm në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste, kryeministri Kurti ka thënë se “Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë dhe kur sot kjo akuzë bjen tërësisht, ai më nuk gjendet në mesin tonë. Kurti kërkuar që përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit të japin llogari për “arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik”. Reagimit të Kurtit iu ka kundër përgjighur ish aktivisti I LVV-së, Frashër Krasniqi, tani nënkryetar i PSD-së, duke thënë se dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizituar në arrest e në burg. “Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg, 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht”, ka shkruar Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …